Select Page

31. Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e nga Toka dhe kush e ka në dorë dëgjimin e shikimin tuaj? Kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli? Kush është Ai që rregullon çdo çështje?” Ata do të thonë: “Allahu”. Thuaj: “Atëherë, nuk keni frikë?“

   Idhujtarët, – edhe pse adhuronin idhujt, për të cilët Allahu nuk u kishte dhënë asnjë argument, – e besonin dhe pranonin se Allahu është i vetmi për sa i përket rububije-s. (Njëshmërisë së Tij në Zotërimin dhe sundimin mbi krijesat) Në këto ajete i...