Select Page

64. Hipokritët tremben se mos zbret ndonjë sure që u nxjerr në shesh atë që kanë në zemër. Thuaju: “Talluni, por të jeni të sigurt se Allahu do ta zbulojë gjithçka për të cilën keni frikë.

Surja Teube është quajtur ndryshe edhe El Fadiha – Zbuluesja, Diskretituesja, sepse ajo i nxori hapur sekretet e munafikëve. Gjatë gjithë sures vërejmë se i Madhëruari thotë: “… ka prej tyre të cilët …”, dhe pastaj përmend hollësisht...

66. Me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë. Ata të cilët adhurojnë idhuj në vend të Allahut, shkojnë pas hamendësimeve, dhe nuk bëjnë gjë tjetër, por veçse gënjejnë.

– “Me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që është në qiej dhe gjithçka që është në Tokë.”  – Allahu i Madhëruar na njofton se gjithçka në qiej dhe në tokë i përket Atij. Krijimi, sundimi e pushteti, dhurimi i krijesave i përket vetëm Atij si një i Vetëm...