– “A nuk e dinë ata se kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, e pret zjarri i Xhehenemit, ku do të jetë përjetësisht?” – Të gjitha këto veprime janë armiqësi ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Ata shpërfillin urdhëresat e Zotit dhe shkelin kufijtë e Tij. Për këta të mjerë është përgatitur zjarri i Xhehenemit.
– “Ky është poshtërimi i madh.” – Nuk ka poshtërim më të tmerrshëm dhe të dhimbshëm sesa i këtyre të mjerëve. Atyre u humbet lumturia e përjetshme në Xhenet dhe e zhytin veten në Zjarrin e përhershëm. Allahu na ruajt nga kjo humbje dhe ky poshtërim!