Select Page

66. Kur erdhi urdhri Ynë (për ndëshkim), me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Salihun dhe ata që besuan nga poshtërimi i asaj dite. Zoti yt – Ai është i Fuqishmi, Ngadhënjimtari.

– “Kur erdhi urdhri Ynë (për ndëshkim), me mëshirën Tonë, Ne e shpëtuam Salihun dhe ata që besuan nga poshtërimi i asaj dite.” – Kur zbriti caktimi Ynë për ndëshkim, Ne shpëtuam Profetin dhe besimtarët. Me mëshirën Tonë, Ne i ruajtëm ata nga ndëshkimi,...

64. O populli im! Kjo është Deveja e Allahut dhe ajo është një shenjë e qartë për ju. Lëreni atë të ushqehet në tokën e Allahut e mos i bëni ndonjë të keqe, sepse ashtu do t’ju kapë dënimi menjëherë.

– “O populli im! Kjo është Deveja e Allahut dhe ajo është një shenjë e qartë për ju.”” – Sipas urdhrit, kjo deve duhet të pinte e vetme në pusin e ujit një ditë, ndërsa njerëzit mund të pinin në atë pus ditën tjetër. Gjithashtu, gjatë ditës kur pinte ujë...