Select Page

73. Ata i thanë: “Mos po çuditesh me caktimin e Allahut?!” Mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për ju, o familja e kësaj shtëpie! Vërtet, Ai është i Lavdëruar dhe i Madhërishëm.

–  “Ata i thanë: “Mos po çuditesh me caktimin e Allahut?!”” – Nuk ke pse habitesh me vendimet e Zotit, sepse pushteti i Tij është absolut dhe Ai mund të bëjë gjithçka. Asgjë nuk del jashtë pushtetit dhe vullnetit të Tij. Nuk ka vend për çudi kur bëhet...

70. Kur pa se duart e tyre nuk po e preknin mishin, iu dukën të pazakontë dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre. Ata i thanë: “Mos ki frikë, ne jemi të dërguar për te populli i Lutit!“

– “Kur pa se duart e tyre nuk po e preknin mishin, iu dukën të pazakontë dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre.”.” – Kur pa që ata nuk po e preknin ushqimin e përgatitur në nder të tyre, Ibrahimi (a.s.) u druajt se mos ata kishin ardhur për t’i bërë keq....

69. Edhe Ibrahimit i shkuan të dërguarit Tanë me sihariq dhe i thanë: “Selam!”. Ai u përgjigj: “Selam paçi gjithnjë!”. Dhe nuk vonoi t’i gostiste me një viç të pjekur.

– “Edhe Ibrahimit i shkuan të dërguarit Tanë me sihariq …” – Melekët u dërguan tek Ibrahimi, i dashuri i Allahut të Madhëruar, për t’i dhënë lajmin e gëzueshëm për ardhjen e një fëmije në jetë. Kjo ndodhi në të njëjtën kohë kur i Madhëruari i dërgoi...