Select Page

88. “O populli im! Shihni nëse unë kam prova të sigurta nga Zoti im dhe Ai, nga ana e Tij, më furnizon mua me begati e të mira! Unë nuk dua që duke ju kundërshtuar ju, të bëj vetë atë që juve dua t’jua ndaloj. Unë dëshiroj vetëm që të përmirësoj me sa kam fuqi, por suksesi (në misionin tim) vjen vetëm me ndihmën e Allahut. Vetëm Atij i mbështetem dhe vetëm Atij i drejtohem.

– ““O populli im! Shihni nëse unë kam prova të sigurta nga Zoti im dhe Ai, nga ana e Tij, më furnizon mua me begati e të mira!” – Profeti i Allahut, Shuajbi (a.s.), u drejtohet atyre dhe u thotë: “O populli im, shihni dhe mendohuni pak! Unë jam tërësisht i...

87. Ata thoshin: “O Shuajb! Vallë, namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që kanë adhuruar prindërit tanë dhe të mos veprojmë me pasurinë tonë si të duam vetë? Ti na qenke ai i buti e i mençuri?!

– “Ata thoshin: “O Shuajb! Vallë, namazi yt po të thotë të na urdhërosh që ta braktisim atë që kanë adhuruar prindërit tanë dhe të mos veprojmë me pasurinë tonë si të duam vetë?”.” – Kjo qe një formë përçmimi e talljeje për profetin dhe porositë e tij, si dhe...

84. Në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin. Ai u thoshte: “O popull im, adhurojeni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër që meriton adhurimin veç Tij. Masni e peshoni drejt! Unë po shoh se gjendeni në mes të mirësive të mëdha, por kam frikë për ju Dënimin e një dite gjithpërfshirëse.

– “Në Medjen dërguam vëllanë e tyre, Shuajbin.”” – Medjeni ishte një popull i njohur, që jetonte në zonën e quajtur Medjen, në Palestinën e poshtme. Allahu i Lartësuar na tregon se edhe në këtë popull dërgoi profetë, dhe pikërisht vëllain e tyre nga gjaku,...