Select Page

– “Ato që jua ka lejuar Allahu, janë shumë më të mira për ju, nëse, vërtet jeni besimtarë.”” – Asnjëherë mos harroni që, çdo gjë që Allahu jua ka bërë hallall është shumë herë më e mirë për ju.

Prandaj mos lakmoni të përvetësoni diçka në rrugë haram, sepse prej saj nuk ka mirësi, por ka për t’ju sjellë veçse fatkeqësi e dëshpërim. Dëmi që do t’i shkaktoni vetes do të jetë shumë herë më i madh sesa përfitimi. Nëse jeni vërtet besimtarë, atëherë zbatoni me korrektësi atë që ju kërkon ky besim.

“Por unë nuk jam rojtari juaj.” – Unë nuk jam përgjegjës për veprat tuaja – u thotë Profeti (a.s.) – dhe as nuk është detyrë e imja që t’i llogaris dhe regjistroj veprat tuaja. Kjo është në dorën e Allahut të Madhërishëm. Është Ai që i regjistron veprat tuaja dhe ju mbikëqyr në çdo çast, për t’ju shpërblyer e ndëshkuar sipas meritës. Ndërsa unë kam detyrë thjesht t’jua qartësoj plotësisht mesazhin me të cilin u dërgova nga Zoti i gjithësisë.