Select Page

116. Përse të mos kishte nga brezat para jush, të mençur e të nderuar që ta ndalonin shkatërrimin në Tokë?! Përveç një pakice, të cilët i shpëtuam (nga e keqja), të gjithë të tjerët ishin keqbërës. Ata u dhanë pas kënaqësive si të shfrenuar e ngulmuan në gjynahe.

  Allahu i Lartësuar përmendi më lart shkatërrimin e popujve që kundërshtuan profetët e tyre dhe u larguan nga rruga e drejtë. Ata nuk pranuan që t’u nënshtroheshin porosive të Allahut të Lartësuar në Shpalljet e Tij. Edhe popujt të cilëve iu dhuruan libra hyjnorë...

114. Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, edhe në orët e afërta të natës! Sigurisht që veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Ky është kujtim për ata që kujtojnë (Zotin e tyre)

– “Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, edhe në orët e afërta të natës!” – Allahu i Lartësuar urdhëron për faljen e namazit në dy skajet e ditës, domethënë, në fillim dhe në fund të saj. Këtu përfshihen tre namazet: i sabahut, i drekës dhe ai i ikindisë....