Select Page

37. O Zoti ynë! Unë e vendosa një pjesë të familjes sime në një luginë, ku nuk ka bimë, pranë Shtëpisë Sate të Shenjtë, që ta falin rregullisht namazin, o Zoti ynë! Prandaj bëj që zemrat e njerëzve të mbushen me dashuri për ta, dhe furnizoji me mirësi, për të të lavdëruar me mirënjohje!”

– ”O Zoti ynë! Unë e vendosa një pjesë të familjes sime në një luginë, ku nuk ka bimë, pranë Shtëpisë Sate të Shenjtë, që ta falin rregullisht namazin, o Zoti ynë!”  – Vëreni me kujdes, se ai tha: “Unë e vendosa një pjesë të familjes sime”,...

36. O Zoti im! Ata, vërtet kanë devijuar shumë njerëz. Atëherë kush më pason mua, ai është i imi, e kush nuk më bindet mua – por Ti je me të vërtetë Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– ”O Zoti im! Ata, vërtet kanë devijuar shumë njerëz.” – Janë shumë popuj, që u devijuan dhe ranë pre e adhurimit dhe nënshtrimit ndaj idhujve. O Zot, largoje zemrën time e të pasardhësve të mi nga ky lloj adhurimi poshtërues! – ”Atëherë kush më...

34. Ai ju jep nga gjithçka që kërkoni. Edhe në qoftë se përpiqeni t’i numëroni të mirat e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i numëroni ato. Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë mosmirënjohës.

– ”Ai ju jep nga gjithçka që kërkoni.” – Allahu ju dha gjithçka që dëshironi dhe ju nevojitet. Për këto nevoja, ju i jeni lutur Allahut me gjuhën e fjalëve dhe me gjuhën e gjendjes tuaj, dhe Ai, me bujarinë e Vet, jua ka plotësuar lutjet për nevojat e...