Select Page

– ”Kujtoni kur Ibrahimi tha: “O Zoti im! Bëje këtë qytet të qetë e të sigurt dhe më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!” – Kujto çastet e bukura, kur Ibrahimi u lut me ato fjalë të mrekullueshme. Ai tha: O Zoti im! Bëje këtë qytet të qetë e të sigurt dhe më ruaj mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!” Kështu, ai u lut për Qaben dhe banorët e saj, dhe Allahu i Lartësuar iu përgjigj lutjes së tij. I Lartësuari e ruajti atë vend, qoftë përmes ligjit të krijimit të Tij, qoftë përmes ligjit të Sheriatit që vendosi ndër njerëz.

Në ligjin e Sheriatit, Qabja dhe qyteti i saj (Meka) janë të shenjtë. Por edhe në ligjin e krijimit dhe përcaktimit (kader) të Zotit, Ai ka bërë që kjo shtëpi dhe ky qytet të jetë një vend i sigurt dhe i ruajtur. Ai ka përcaktuar shumë shkaqe, që e ruajnë këtë vend të shenjtë. Çdo tiran dhe i padrejtë që kërkon të bëjë padrejtësi në të, Allahu i Madhëruar e shkatërron, sikurse veproi me Ushtrinë e Elefantit e të tjerë.

Pasi u lut për sigurinë dhe paqen e kësaj Shtëpie dhe qyteti, Ibrahimi u lut edhe për sigurinë dhe paqen e vet dhe pasardhësve të vet. Gjithashtu, tha: “… më largo mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve!” Pra, më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve dhe përkushtimi ndaj tyre. Pastaj Ibrahimi përmendi arsyen e frikës për veten dhe për bijtë e tij: