Select Page

17. Dhe ti e shihje diellin. Kur agonte, anonte prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ana e majtë e tyre dhe ata ishin në një vend të gjerë në mes të saj. Kjo është një nga shenjat e Allahut. Atë që e udhëzon Allahu, ai është i udhëzuar dhe atë që Ai e lë në humbje, ti nuk do të gjesh për të asnjë Mbështetës që do ta çonte në Rrugën e Drejtë.

– “Dhe ti e shihje diellin. Kur agonte, anonte prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ana e majtë e tyre dhe ata ishin në një vend të gjerë në mes të saj. Kjo është një nga shenjat e Allahut.” – Zoti i ruajti nga...

16. Përderisa jeni larguar prej tyre dhe prej asaj që ata adhurojnë përveç Allahut, atëherë strehohuni në Shpellë! Zoti juaj do t’ju dhurojë nga mëshira e Tij e gjerë dhe do t’jua lehtësojë çështjen tuaj dhe çdo gjë që është në dobinë tuaj.

– “Përderisa jeni distancuar prej tyre dhe prej asaj që ata adhurojnë përveç Allahut, atëherë strehohuni në shpellë!” – Ata i thanë njëri-tjetrit: tashmë jemi larguar nga populli ynë dhe nga adhurimet e kota. Tani duhet të marrim masat për t’u...

15. Këta njerëzit tanë kanë adhuruar zota të tjerë përveç Atij. Përse nuk sjellin ata një argument të qartë e bindës për atë që bëjnë? A ka më keqbërës se ai që shpif gënjeshtra ndaj Allahut?

– “Këta njerëzit tanë kanë adhuruar zota të tjerë përveç Atij.” – Pasi kujtuan mirësitë e mëdha që Zoti iu dhuroi dhe imanin dhe udhëzimin që ua dha, këta të rinj filluan të analizonin gjendjen e popullit të tyre. Ata ishin njerëz të zhytur në...

14. Ne i forcuam zemrat e tyre (me besim të qëndrueshëm) dhe ja ata u ngritën dhe thanë: “Zoti ynë është Zoti i qiejve dhe i Tokës. Ne kurrë nuk do të adhurojmë asnjë zot tjetër përveç Tij. Po ta bënim këtë do të thoshim një gënjeshtër të shëmtuar.”

– “Ne i forcuam zemrat e tyre …” – Ua mbushëm zemrat me durim e qëndrueshmëri në të vërtetën. I bëmë ato të kënaqura dhe të mbushura me prehje të plotë, me gjithë gjendjen e vështirë ku ndodheshin. Kjo tregon butësinë, mëshirën dhe...