Select Page

41. (Ai ndihmon) ata, të cilët, kur Ne u mundësojmë të vendohen në një vend, e falin rregullisht namazin, japin zekatin, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë të keqen. Allahut i takon përfundimi dhe vendimi për (të gjitha) çështjet.

– “(Ai ndihmon) ata, të cilët, kur Ne u mundësojmë të vendohen në një vend, e falin rregullisht namazin, japin zekatin, …“ – Kur ua japim tokën nën sundimin e tyre, që ta mbretërojnë pa pasur asnjë armik, ata, së pari, e përkryejnë namazin, duke e...

40. Ata, të cilët vetëm pse thanë “Allahu është Zoti ynë.” u dëbuan prej shtëpive të tyre pa kurrfarë të drejte. Sikur Allahu të mos i mbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë ku përmendet shumë emri i Allahut. Allahu do t’i ndihmojë ata që ndihmojnë rrugën e Tij. Allahu është i Plotfuqishëm dhe Ngadhënjimtar.

– “Sikur Allahu të mos i mbrapste disa me disa të tjerë, do të rrënoheshin manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë ku përmendet shumë emri i Allahut. – Kështu, nëpërmjet luftës së muxhahidinëve në rrugën e Tij, Allahu i Madhëruar largon armiqësinë dhe...