Select Page

93. Sikur të kishte dashur, Allahu do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon atë që do. Pa dyshim, ju do të përgjigjeni për atë që keni bërë.

– “Sikur të kishte dashur, Allahu do t’ju kishte bërë një popull të vetëm, por Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon atë që do.”  – Nëse do të kishte dashur Allahu i Madhëruar, do t’i kishte bërë njerëzit bashkë për të pasuar një udhëzim...

92. Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo që e prish endjen e saj pasi e ka thurrur fort! Dhe mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush për shkak se një grup është më i madh (e më i pushtetshëm) se tjetri! Allahu ju ka sprovuar me këtë dhe në ditën e gjykimit Ai do t’ju njoftojë për çdo gjë rreth së cilës kundërshtoheshit.

– “Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo që e prish endjen e saj pasi e ka thurrur fort! Dhe mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush …” – Mos i thyeni premtimet, betimet dhe marrëveshjet, e të bini në gradën më të ulët! Mos u...

91. “Zbatojeni premtimin që ia keni dhënë Allahut, e mos i thyeni betimet pasi i keni bërë (e përforcuar) ato, dhe Allahun e keni marë si dëshmues mbi ju! Vërtet, Allahu di gjithçka që bëni ju.”

– “Zbatojeni premtimin që ia keni dhënë Allahut, …” – Kjo fjali përfshin të gjitha premtimet që robi i ka dhënë Zotit të tij, qofshin këto adhurime, betime apo zotime. Nëse plotësimi i tyre është vepër e mirë, atëherë është detyrë që t’i...