Select Page

Ka prej atyre (shejtanëve) që rrëmbejnë diçka (nga lajmet e qiellit), por edhe ata i ndjek shkëndija (e zjarrtë) që djeg.Sikur Allahu të mos kishte përmendur këto raste përjashtuese, do të thoshim se ata nuk mund të dëgjojnë asgjë nga lajmet e qiellit. Por Allahu thotë: “Ka prej atyre (shejtanëve) që rrëmbejnë diçka (nga lajmet e qiellit), …” Pra, ndonjë nga këta shejtanë të rebeluar rrëmben ndonjë fjalë fshehurazi, por ai ndiqet pas nga: “… shkëndija (e zjarrtë) që djeg.”.

Ndonjëherë ajo shkëndijë e arrin përpara se shejtani ta çojë informacionin tek mbështetësit dhe aleatët e tij, dhe kështu asgjë nga lajmet dhe fjalët që thuhen në qiell nuk arrin në tokë. Por ndonjëherë ai arrin që ta përçojë atë përpara se të goditet nga shkëndija e zjarrtë, dhe atëherë aleatët e tij e përziejnë këtë të vërtetë me njëqind gënjeshtra, të cilat përpiqen t’i pasqyrojnë dhe ofrojnë si të vërteta, pikërisht për shkak të një të vërtete të vetme që e dëgjuan nga qielli. Pasi përmendi këto krijesa madhështore, Ai tha: