Select Page

24. A është njësoj (me të shpëtuarin) ai që në Ditën e Kijametit do të mundohet të mbrohet nga dënimi i tmerrshëm (i zjarrit) me fytyrën e vet? Keqbërësve do t’u thuhet: “Shijoni atë (dënimin) që vetë e fituat!”

– “A është njësoj (me të shpëtuarin) ai që në Ditën e Kijametit do të mundohet të mbrohet nga dënimi i tmerrshëm (i zjarrit) me fytyrën e vet?“ – Allahu kurrë nuk do t’i trajtonte njëlloj të udhëzuarit me të humburit. Ai që Zoti e udhëzon dhe e bën...

23. Allahu e shpalli më të mirën Fjalë, – këtë Libër, pjesët e të cilit janë të ngjashme me njëra-tjetrën (në urtësi e bukuri), dhe që përsëriten herë pas here (me këshilla e dispozita). Prej (dëgjimit të) tij u rrëqethet mishi atyre që e kanë frikë Zotin e tyre. Pastaj trupi dhe zemrat e tyre qetësohen kur përmendin Allahun. Ky (Libër) është udhëzimi i Allahut. Me të Ai udhëzon atë që do. E atë që Allahu e lë të humbur, nuk ka kush ta udhëzojë.

– “Allahu e shpalli më të mirën Fjalë, – këtë Libër, pjesët e të cilit janë të ngjashme me njëra-tjetrën (në urtësi e bukuri), dhe që përsëriten herë pas here (me këshilla e dispozita).“ – Allahu i Madhëruar na thotë për Librin e Tij se ai është...