– “Allahu bëri që ata të përjetojnë poshtërimin në këtë jetë …“ – Me këtë dënim, ata u poshtëruan para Zotit dhe para krijesave dhe doli në shesh padrejtësia dhe ligësia e tyre.
– “… por dënimi i jetës tjetër është edhe më i madh. Ah, sikur ta dinin!“ – Prandaj, le të kenë kujdes dhe të marrin mësim edhe këta të sotmit, që e refuzojnë besimin e saktë dhe nuk besojnë në Muhamedin dhe Kur’anin, se edhe ata i pret i njëjti ndëshkim e poshtërim.