Select Page

47. Sikur e tërë ajo që është në tokë dhe së bashku me të edhe njëherë aq sa ajo, të ishte pronë e atyre që nuk besojnë, ata do ta jepnin si kompensim për t’i shpëtuar dënimit të tmerrshëm në ditën e kijametit. Atyre do t’u vijë prej Allahut diçka (një dënim), që as nuk kanë mundur ta mendojnë.”

Pas përmendjes se Ai do të gjykojë me drejtësi mes robërve  e pasi u njohëm me fjalët e shëmtuara të idhujtarëve, zemrat dëshirojnë të mësojnë se çfarë do të bëjë Allahu me ta në Ditën e Gjykimit. Atëherë, Allahu na njofton se: – “Sikur e tërë ajo që është në...

46. Thuaj: “O Allah! Ti je Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet. Je Ti Ai që do të gjykosh mes robërve të Tu për gjithçka që ata kundërshtoheshin (mes tyre).”

– “Thuaj: “O Allah! Ti je Krijuesi i qiejve dhe i Tokës, i Gjithëdituri për të fshehtat dhe të dukshmet.“ Ti je Krijuesi i tyre dhe Ai që rregullon çështjet e gjithësisë. Ti je i Gjithëdituri rreth të fshehtës, që ne as nuk e shohim dhe as nuk e dimë, dhe rreth...

45. Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri (e pakënaqësi). Por, kur përmenden të tjerë, përveç Tij, ja, ata mbushen me gëzim.

Allahu i Lartësuar na tregon gjendjen e idhujtarëve dhe atë çka idhujtaria kishte ndryshuar në shpirtrat e tyre. Ai thotë: – “Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri (e pakënaqësi).“...

44. Thuaj: “Vetëm Allahut i takon i tërë ndërmjetësimi. Në Dorë të Tij është Sundimi i qiejve dhe i tokës dhe vetëm tek Ai do të ktheheni të gjithë.”

– “Thuaj: “Vetëm Allahut i takon i tërë ndërmjetësimi.“ – Çdo çështje është në dorë të Allahut dhe Atij i frikësohet dhe i druhet çdo ndërmjetësues. Askush nuk mund të ndërmjetësojë tek Allahu pa lejen e Tij. Nëse Ai dëshiron që të mëshirojë dikë prej...