Allahu i Lartësuar qorton dhe paralajmëron ata të cilët marrin ndërmjetësues për tek Ai dhe u përkushtohen, u luten, i adhurojnë dhe e lidhin zemrën me to. Thuaju atyre, duke ua bërë të qartë injorancën ku ndodhen dhe faktin se ata nuk meritojnë asgjë prej adhurimeve.
– “Mos vallë kanë gjetur ndonjë ndërmjetësues për (t’i afruar) tek Allahu? Thuaj: “Edhe pse ata nuk kanë asgjë në dorë e as nuk kuptojnë?!”. – Ata të cilët i merrni për ndërmjetësues nuk zotërojnë asnjë thërrmijë pushteti në qiej dhe në tokë. Madje, ata nuk kanë as logjikë, që të kuptojnë ato që u thuhen. Atëherë, për çfarë mund të lëvdohen këto sende të ngurta, pemë, figura, e të vdekur?! A mund të thuhet se ai që shpreson ndërmjetësimin e tyre ka logjikë?! Sigurisht, këta janë njerëzit më injorantë dhe më të padrejtë.