Select Page

40. Ata që i shtrembërojnë ajetet Tona, nuk munden kurrë të na fshihen. Si mendoni, a është më i mirë ai që hidhet në Zjarr, apo ai që në Ditën e Gjykimit vjen i sigurt? Veproni si të dëshironi, por ta dini se Ai shikon gjithçka që ju bëni.

– “Ata që i shtrembërojnë ajetet Tona, nuk munden kurrë të na fshihen.” – Këtu flitet për shtrembërimin e të vërtetës së ajeteve të Allahut, me çfarëdolloj mënyre qoftë ajo. Mënyrat e shtrembërimit të së vërtetës që sjellin ajetet e Zotit janë të shumta,...

39. Nga Shenjat e Tij është edhe toka, që ti e sheh të thatë e të shkretë e, kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e (prodhimi) shtohet. Nuk ka dyshim se Ai që e gjallëron atë, do t’i ngjallë të vdekurit, sepse Ai është i Plotpushtetshëm për çdo gjë.

– “Nga Shenjat e Tij është edhe toka, që ti e sheh të thatë e të shkretë e, kur Ne i lëshojmë asaj shiun, ajo gjallërohet e (prodhimi) shtohet.” – Prej shenjave madhështore që dëshmojnë për pushtetin dhe mbretërinë e plotë të Allahut dhe për faktin se Ai...