Select Page

174. Ata që fshehin nga Libri atë që shpalli Allahu, për të fituar me të një shpërblim të vogël, fusin vetëm zjarr në barkun e tyre. Ditën e Gjykimit, Allahu nuk do t’u flasë atyre dhe as nuk do t’i shfajsojë. I dhembshëm do të jetë dënimi i tyre.

Këto ajete janë një kërcënim i ashpër për këdo që fsheh diçka prej Shpalljeve që Allahu i Lartësuar u dha profetëve. Ato janë kërcënim për këdo që fsheh dijen për të cilën Allahu i Lartësuar, atyre që ua dhuroi, u mori besën se do t’ua sqaronin njerëzve dhe nuk...

173. Juve ju janë ndaluar veçse të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit dhe ato (kafshët) që nuk theren në emër të Allahut por të dikujt tjetër. Por, kush detyrohet (të hajë njërën nga këto), pa dashur të bëjë keq dhe duke mos e tepruar, për të nuk është gjynah (nëse i ha). Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Juve ju janë ndaluar veçse të ngordhurat, gjaku, mishi i derrit” – “Të ngordhura” (el mejtetu) konsiderohen kafshët që kanë ngordhur jo prej therjes së rregullt të përcaktuar nga Sheriati. Ato ndalohen të hahen, sepse janë të pista dhe të neveritshme. Në...