Select Page

186. Kur adhuruesit e Mi të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë (tyre). Unë i përgjigjem lutjes, kur lutësi më lutet. Le t’i përgjigjen thirrjes Time dhe le të më besojnë vetëm Mua, që të udhëzohen në rrugën e drejtë.

Ky ajet ka ardhur si përgjigje e një pyetjeje që iu drejtua Profetit (a.s) prej njërit nga shokët e tij, i cili tha: “O i Dërguari i Allahut! A është afër Zoti ynë, që t’i flasim me zë të ulët, apo është larg, që ta ngremë zërin kur flasim?!” Pas kësaj pyetjeje,...

185. Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe kriter dallues (i së vërtetës nga e kota). Kushdo që e arrin këtë muaj, le të agjërojë! Por kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë më vonë po aq ditë (sa ka lënë pa agjëruar). Allahu dëshiron për ju lehtësimin. Ai nuk dëshiron vështirësinë për ju. Plotësojeni numrin e ditëve të agjërimit dhe madhërojeni Allahun për udhëzimin (që ju dhuroi), që të bëheni mirënjohës!

– “Ramazani është muaji në të cilin ka zbritur Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe kriter dallues (i së vërtetës nga e kota).”– Kuptimi: Muaji që duhet të agjëroni është muaji i Ramazanit, në të cilin zbriti...

184. Agjërimi është për një numër të caktuar ditësh. Të sëmurët ose udhëtarët (që nuk agjërojnë dot), le të agjërojnë më vonë po aq ditë (sa kanë lënë pa agjëruar). Për ata që nuk e përballojnë dot agjërimin, është i detyruar si kompensim ushqimi (ditor) i një të varfri. Nëse dikush jep vullnetarisht më shumë, do të jetë më mirë për të. Por, sikur ta dini, është më mirë për ju të agjëroni.

– “Agjërimi është për një numër të caktuar ditësh.” – Vërtet, Allahu i Lartësuar e bëri agjërimin detyrim  për ne, por gjithashtu na njoftoi se ai zgjat vetëm për disa ditë të numëruara, të cilat nuk e dëmtojnë dhe nuk e stërmundojnë njeriun. Përkundrazi,...

182. Nëse druheni se testamentlënësi po largohet nga drejtësia, gabimisht ose qëllimisht, dhe vendosni drejtësinë, për ju nuk ka asnjë gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.

– “Nëse druheni se testamentlënësi po largohet nga drejtësia, gabimisht ose qëllimisht, dhe vendosni drejtësinë, për ju nuk ka asnjë gjynah. Vërtet, Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.” – Pra, Allahu i Lartësuar i fal të gjitha gabimet e robërve . Ai është...