Select Page

211. Pyeti bijtë e Israilit se sa shumë argumente të qarta u kemi dhënë atyre. E kush i mohon të mirat e Allahut, pasi i janë dërguar, të jetë i sigurt se Allahu e ka ndëshkimin të ashpër.

– “Pyeti bijtë e Israilit se sa shumë  argumente të qarta u kemi dhënë atyre.” – Kuptimi: Sa e sa argumente të qarta u kemi dhënë, që vërtetojnë sinqeritetin e profetëve që kemi dërguar tek ata. Në fakt, ata i njohën dhe i kuptuan mirë argumentet e Zotit, por,...

210. E ç’presin tjetër ata, që t’u vijë Allahu përmes hijeve të reve, bashkë me melekët, dhe çështja të ketë marrë fund?! Vetëm tek Allahu kthehen të gjitha çështjet.

Në këtë ajet vjen një kërcënim i ashpër dhe i frikshëm, prej të cilit të rrëqethet lëkura dhe dridhet zemra. Thotë i Lartësuari (sipas kuptimit të ajetit): Çfarë presin këta përhapës të shkatërrimit në tokë, që të ndalin poshtërsitë e tyre?! Mos, vallë, po presin...