– “E nëse devijoni, pasi ju kanë ardhur argumentet e qarta, dijeni se Allahu është i Plotfuqishëm e i Urtë.” – Kuptimi: Nëse ju devijoni, edhe pasi ju është dhënë dije e sigurt dhe e qartë për përfundimin e të pabindurve, atëherë kujtoni faktin se Allahu është i Plotfuqishëm (Azîz) dhe i Urtë (Hakîm). Ky është vërtet një kërcënim shumë i frikshëm dhe i ashpër, që të shtyn të jesh i kujdesshëm ndaj çdo veprimi që mund të çojë në humbje, sepse Allahu i Lartësuar është Azîz dhe, si i tillë, Ai e ndëshkon atë që nuk i bindet dhe devijon, dhe sepse Allahu është Hakîm, prandaj i jep çdokujt atë që i takon.