Select Page

26. Thuaj: “O Allah! O Sundues i gjithçkaje! Ti ia jep Pushtetin atij që do, dhe ia heq pushtetin atij që do. Ti e lartëson atë që do dhe e poshtëron atë që do. Vetëm në dorën Tënde është çdo e mirë. Vërtet, Ti je i Fuqishëm për gjithçka.

– “Thuaj: “O Allah! O Sundues i gjithçkaje!” – Këtu, Profeti udhëzohet se si t’i drejtohet Allahut të Madhërishëm. Pra, thuaj: “O Zoti im! Ti je pronari i çdo pasurie. Ti je Sunduesi i Plotpushtetshëm. Në dorën Tënde është gjithçka. Gjithçka është pronë e të...

25. E si do të jetë gjendja e tyre, kur t’i tubojmë një Ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe kur çdo njeriu do t’i jepet ajo që ka fituar? Atyre nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.

– “E si do të jetë gjendja e tyre, kur t’i tubojmë një Ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe kur çdo njeriu do t’i jepet ajo që ka fituar? Atyre nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.” – Kuptimi: Si do të jetë gjendja e këtyre të vetëmashtruarve atë ditë të...

23. A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë një pjesë nga Libri e kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Libri i Allahut, një grup prej tyre kthejnë shpinën duke rrefuzuar.

– “A nuk i sheh ti ata, të cilëve u është dhënë një pjesë nga Libri e kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Libri i Allahut, një grup prej tyre kthejnë shpinën duke rrefuzuar?” –  Në këto ajete Allahu i Lartësuar përshkruan disa cilësi të atyre që i...