– “E si do të jetë gjendja e tyre, kur t’i tubojmë një Ditë, për të cilën nuk ka dyshim dhe kur çdo njeriu do t’i jepet ajo që ka fituar? Atyre nuk do t’u bëhet asnjë padrejtësi.” – Kuptimi: Si do të jetë gjendja e këtyre të vetëmashtruarve atë ditë të tmerrshme? Sa e frikshme do të jetë përballja me tmerrin e asaj dite të vështirë! Gjendja e tyre atë ditë është e paimagjinueshme për ne sot.
E tillë do të jetë gjendja e këtyre mashtruesve të vetes dhe të të tjerëve, sepse ajo është dita e shpagimit me drejtësi për çdo vepër të paraqitur. Atë ditë nuk do t’i mohohet askujt shpërblimi dhe e drejta e vet. Në varësi të punëve, do të jetë edhe shpërblimi i merituar. Prandaj, nëse sheh veprat e këtyre fatzinjve, e kupton se ata do të jenë njerëzit që do të kalojnë ndëshkimin më të ashpër dhe më të dhembshëm.