Select Page

21. Ata të cilët i mohojnë argumentet e Allahut dhe, me padrejtësinë më të madhe, vrasin profetët dhe njerëzit që i këshillojnë për të drejtën, lajmëroji për një ndëshkim të dhembshëm e pikëllues.

– “Ata të cilët i mohojnë argumentet e Allahut …” – Këta njerëz kanë kryer krimin më të madh dhe më të shëmtuar. Ata mohojnë argumentet e pakundërshtueshme të Zotit, të cilat tregojnë të vërtetën e sigurt. Kështu, ata dëshmojnë se janë në gradën më...

20. E, nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaju: “Unë, me tërë qenien time, i jam dorëzuar Allahut; e po kështu edhe pasuesit e mi.” Thuaju atyre që u është dhënë Libri dhe injorantëve: “A e pranoni fenë Islame?” Nëse e pranojnë Islamin, atëherë e kanë gjetur të vërtetën; e nëse refuzojnë, ti ke për detyrë vetëm kumtimin. Allahu është Gjithëvështrues i krijesave.

– “E, nëse ata polemizojnë me ty, ti thuaju: “Unë, me tërë qenien time, i jam dorëzuar Allahut; e po kështu edhe pasuesit e mi.”  – Kuptimi: “Thuaju atyre se unë dhe ata që ndjekin rrugën time, i jemi dorëzuar plotësisht dhe vetëm Allahut të Lartësuar. Ne...

19. Feja e pranueshme tek Allahu është Islami. Njerëzit e Librit kundërshtuan veçse të nxitur nga zilia mes tyre, pasi u erdhi e vërteta. E kush i mohon Argumentet e Allahut, le ta dijë se Allahu është i shpejtë në llogarinë e Tij.

– “Feja e pranueshme tek Allahu është Islami.” – Allahu i Lartësuar, pasi argumentoi bindshëm se vetëm Ai është Zoti që meriton të adhurohet me dashuri, madhërim, përkushtim, nënshtrim e bindje, vijon që të sqarojë fenë, domethënë ligjin dhe mënyrën e...

18. Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij. Ai është Zbatuesi i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij, Ngadhnjimtarit e të Urtit.

– “Allahu dëshmon, e po ashtu edhe melekët, dhe njerëzit e dijes, se nuk ka Zot  tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Tij.” – Ky është një argument shumë i fortë, që vërteton se adhurimi i takon veçse Allahut të Lartësuar, prandaj është i detyrueshëm...