Select Page

52. Kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim, tha: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?” Dishepujt e tij thanë: “Ne do të jemi ndihmëtarë të (rrugës së) Allahut. Ne besojmë në Allahun, ndaj ti dëshmo për ne që jemi muslimanë.

– “Kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim, tha: “Kush do të jetë ndihmëtari im në rrugën e Allahut?”  – Kështu, Isai (a.s.) vuri re tek ata mosbindje. Jo vetëm kaq, por ata lëshuan edhe shpifje e fyerje kundër tij, duke thënë që mrekullitë që ai...

50. Unë jam dëshmues i vërtetësisë së Teuratit, që është shpallur para meje, dhe do t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara. Unë kam ardhur me argumenta (të qarta) nga Zoti juaj, prandaj kijeni frikë Allahun dhe bindmuni mua.

– “Unë jam dëshmues i vërtetësisë së Teuratit, që është shpallur para meje, dhe do t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara.” –  Isai (a.s.) i bën të qartë popullit të tij se ai ishte miratues dhe përforcues i ligjit të sjellë më parë prej Musait...

49. Dhe do ta çojë si profet te bijtë e Israilit (që t’u thotë): “Unë kam ardhur nga Zoti juaj me një argument (të jashtëzakonshëm). Unë do të bëj nga balta diçka në formën e shpendit. Pasi t’i fryj atij, ai, me lejen e Allahut, do të bëhet shpend i gjallë. Unë shëroj të verbrit (e lindur të tillë) dhe të sëmurët me lebër. Unë, me lejen e Allahut, i ngjall të vdekurit. Unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depozitoni në shtëpitë tuaja. Vërtet, këto janë fakte të pakundërshtueshme për ju, nëse jeni besimtarë.

– “… Dhe do ta çojë si profet te bijtë e Israilit …” – Allahu i Lartësuar e përzgjodhi Isain që të ishte Profet i Tij në atë popull të zgjedhur mbi të gjitha kombet e tjera të asaj kohe. Profeti u dërgua që t’i ftonte ata në adhurimin e një...