Select Page

47. Ajo tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur s’më ka prekur njeri?!” Ai (Allahu) tha: “Ja, kështu, Allahu krijon çfarë të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: “Bëhu!” e ajo menjëherë bëhet.

– “Ajo tha: “O Zoti im! Si mund të kem unë djalë, kur s’më ka prekur njeri?!” – Në rrugë të zakonshme natyrale, fëmija nuk mund të vijë në jetë pa u hedhur disa hapa paraprakë. Për këtë arsye, Merjemeja pyet: ‘Kur mua nuk më ka prekur asnjë burrë me dorë, si do...

45. Kujto (o Muhamed) kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të jep ty lajmin e mirë (për një djalë të krijuar) me “Fjalën” e Tij (Bëhu!). Emri i tij do të jetë Mesih, Isa, biri i Merjemes. Ai do të jetë i nderuar në këtë botë dhe në Ahiret. Ai do të jetë një nga më të afërmit (të përzgjedhurit e Allahut).

– “Kujto (o Muhamed) kur melekët thanë: “O Merjeme! Allahu të jep ty lajmin e mirë (për një djalë të krijuar) me “Fjalën” e Tij (Bëhu!). Emri i tij do të jetë Mesih, Isa, biri i Merjemes. …” – Ndër shumë sihariqe të tjera, melekët i dhanë Merjemes lajmin...

44. Këto janë disa nga lajmet e fshehta që po t’i shpallim ty (o Muhamed). Ti nuk ishe atje, kur ata hidhnin short se cili prej tyre do të bëhej kujdestar i Merjemes. Ti nuk ishe pranë tyre as kur ata grindeshin me njëri-tjetrin.

– “Këto janë disa nga lajmet e fshehta që po t’i shpallim ty (o Muhamed). ” – Kuptimi: Këto janë histori që vijnë vetëm me shpallje nga Zoti i botëve, i Cili di gjithçka, dhe nuk janë fjalë nga mendja e Muhamedit (a.s.) dhe as të huazuara nga të tjerë. Allahu i...