Select Page

67. Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë, por ai ishte në besimin e vërtetë (në një Zot të vetëm). Ai ishte musliman (i nënshtruar ndaj Zotit) dhe nuk ishte idhujtar.

– “Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë, por ai ishte në besimin e vërtetë (në një Zot të vetëm). Ai ishte musliman (i nënshtruar ndaj Zotit) dhe nuk ishte idhujtar.” – Ky ajet është argumenti i tretë që hedh poshtë pretendimet e tyre. Allahu,...

66. Ja, ju polemizoni për atë që keni njëfarë njohurie. Po përse polemizoni për atë për të cilën s’keni kurrfarë dijenie? Është vetëm Allahu Ai që e di (dhe e shpall) të vërtetën, kurse ju nuk e dini.

– “Ja, ju polemizoni për atë që keni njëfarë njohurie. Po përse polemizoni për atë për të cilën s’keni kurrfarë dijenie? Është vetëm Allahu Ai që e di (dhe e shpall) të vërtetën, kurse ju nuk e dini.” – Ky është argumenti i dytë i Allahut të Lartësuar, që hedh...

64. Thuaju: “O ithtarë të Librit! Ejani në një fjalë të përbashkët, mes nesh dhe mes jush: “Të mos adhurojmë asnjë tjetër, përveç Allahut e të mos i bëjmë Atij shok në adhurim! Të mos e konsiderojmë njëri-tjetrin si zota përveç Allahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, thuaju: “Dëshmoni se ne jemi muslimanë (të nënshtruar ndaj Tij).

– “Thuaju: “O ithtarë të Librit! Ejani  në një fjalë të përbashkët, mes nesh dhe mes jush” – Allahu i Lartësuar na mëson që t’i ftojmë ithtarët e Librit të bashkohen në një fjalë të vetme, për të cilën kanë rënë dakord të gjithë profetët e Zotit. Këtë...