Select Page

– “Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë, por ai ishte në besimin e vërtetë (në një Zot të vetëm). Ai ishte musliman (i nënshtruar ndaj Zotit) dhe nuk ishte idhujtar.” – Ky ajet është argumenti i tretë që hedh poshtë pretendimet e tyre. Allahu, Krijuesi i Ibrahimit (a.s), dëshmon se Ibrahimi nuk ishte as çifut, as i krishterë e as idhujtar, por ishte besimdrejtë (ĥanîfen), që adhuronte një Zot të vetëm, Allahun e Lartësuar, Krijuesin e gjithësisë.

Ai ishte musliman, pra, i dorëzuar, i përkushtuar dhe i nënshtruar vetëm ndaj një Zoti të Pashoq në çdo aspekt. Ai ishte i dorëzuar dhe i përkushtuar vetëm ndaj Allahut të Lartësuar. Kjo është dëshmi e bazuar në dije absolute, të padiskutueshme. Pastaj vazhdon i Madhëruari të tregojë se njerëzit që kanë më shumë meritë për t’u quajtur “të fesë së Ibrahimit” janë besimtarët e kohës së tij, që ndoqën rrugën e Ibrahimit, dhe pastaj profeti Muhamed (a.s)me pasuesit e tij. Kështu, thotë i Lartësuari: