Select Page

Çifutët dhe krishterët pretendojnë secili se Ibrahimi (a.s.) ishte i fesë së tyre, dhe për këtë çështje diskutonin me muslimanët. Por Allahu i Lartësuar ua hodhi poshtë pretendimet e tyre me tri argumente:

– “O ithtarë të Librit! Pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit, kur Teurati dhe Ungjilli janë shpallur pas tij?!” – Çifutët pasojnë dhe zbatojnë ligjet e Teuratit, ndërsa të krishterët zbatojnë ligjet e Ungjillit, siç pretendojnë. Por që të dy këta libra, Teurati dhe Ungjilli, janë shpallur shumë kohë pas Ibrahimit (a.s.). Atëherë, përse pretendojnë se ai ka qenë çifut ose i krishterë? Këto dy emërtime fetare u shfaqën shumë vonë pas Ibrahimit, prandaj thotë i Lartësuari:

– “A nuk e kuptoni?” – Pra, nëse do të mendoheshit pak më thellë dhe të logjikonit, nuk do ta thonit një gjë të tillë.