Select Page

77. Sa për ata që e shesin besën e dhënë Allahut dhe i ndryshojnë zotimet e tyre për hir të një vlere të vogël (të kësaj bote), nuk do të kenë pjesë në Jetën tjetër. Allahu nuk do t’u flasë dhe nuk do t’i shohë ata në Ditën e Kijametit. Ai nuk do t’i pastrojë ata (nga gjynahet) dhe ata do të kenë një dënim të dhembshëm.

– “Sa për ata që e shesin besën e dhënë Allahut dhe i ndryshojnë zotimet e tyre për hir të një vlere të vogël (të kësaj bote), …” – Allahu i Lartësuar i ka përshkruar këta njerëz me cilësi tepër të ulëta:  së pari, ata e shesin premtimin e dhënë...

75. Ndër ithtarët e Librit ka të tillë që, po u besove një sasi të madhe ari, ata ta kthejnë atë. Por ka edhe të tillë që, po u besove (edhe) një dinar, ata nuk ta kthejnë atë, veç nëse u rri te koka (duke ua kërkuar vazhdimisht). Ata shfajsohen me fjalët: “Ne nuk kemi përgjegjësi për mashtrimin e injorantëve (jo çifutëve)”. Ata trillojnë gënjeshtra për Allahun, edhe pse e dinë mirë këtë.

Në këto ajete, Allahu i Lartësuar na përshkruan sjelljen e ithtarëve të Librit në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Kështu, pasi foli për tradhtinë dhe mashtrimin e tyre rreth Librit të Tij dhe për fshehjen e të vërtetës nga ana e tyre, Allahu i Lartësuar vijon të tregojë...

73. Dhe mos i besoni askujt, përveç atyre që ndjekin fenë tuaj!” Thuaju: “vetmi Udhëzim i vërtetë është vetëm udhëzimi i Allahut!” (Ata i thoshin njëri-tjetrit): “Kurrë mos besoni se ndokujt po i jepet (profecia, dija urtësia dhe mirësitë e mëdha), sikurse ju është dhënë juve, përndryshe, (ditën e gjykimit), do të polemizojnë kundër jush para Zotit tuaj! Thuaju: “E gjithë mirësia është në Dorë të Allahut. Ai ia jep atë kujt të dëshirojë. Allahu është i Gjerë (në mëshirën e Tij) dhe i Gjithëditur.

– “Dhe mos i besoni askujt, përveç atyre që ndjekin fenë tuaj!” – Ata porosisin njëri-tjetrin që të mos i besojnë askujt, përveç atyre që janë të fesë së tyre. Kështu, ata thonë: “Mbajeni të fshehtë atë që dini dhe mos ia shfaqni askujt tjetër, veç atyre...