Select Page

81. Kujtoni kur Allahu mori premtimin e profetëve (dhe u tha): “Unë ju dhurova mirësi, duke ju shpallur Libër e Urtësi. Prandaj, ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni profetin që do të vijë pas jush e që vërteton atë që ju është shpallur juve. Ai (Allahu) tha: “A e pranoni dhe a e merrni përsipër detyrën Time?” Ata thanë: “Po, e pranojmë”! Ai (Allahu) tha: “Dëshmoni pra, se edhe Unë jam dëshmitar, bashkë me ju.

– “Kujtoni kur Allahu mori premtimin e profetëve (dhe u tha): “Unë ju dhurova mirësi, duke ju shpallur Libër e Urtësi. Prandaj, ju duhet ta besoni dhe ta ndihmoni profetin që do të vijë pas jush e që vërteton atë që ju është shpallur juve.” – Allahu i...

80. Ai nuk do t’ju urdhëronte kurrë që t’i konsideronit melekët dhe profetët si zota. E si mund t’ju urdhërojë për mosbesim, pasi jeni bërë muslimanë (të nënshtruar ndaj Allahut).

– “Ai nuk do t’ju urdhëronte kurrë që t’i konsideronit melekët dhe profetët si zota.” – Ky është një përshkrim më i gjerë rreth natyrës së urdhrave që jepnin profetët. Një profet nuk mund t’i urdhëronte kurrë njerëzit që ata të adhuronin atë, por as...

79. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Allahu t’i ketë dhënë dikujt Librin, urtësinë dhe profetësinë, dhe pastaj ai t’u thotë njerëzve: “Bëhuni adhurues të mi e jo të Allahut!” Përkundrazi, do t’u thotë: ’Bëhuni dijetarë dhe edukatorë, duke u mësuar njerëzve Librin dhe duke e studiuar vetë atë’.

Profeti (a.s.) i urdhëroi ithtarët e Librit që ta besonin atë si Profet dhe t’i bindeshin atij plotësisht në udhëzimet e sjella prej Zotit. Por ata e shpërfillën dhe e keqpërdorën këtë ftesë bujare. Ata i thanë atij: “O Muhamed, a mos do që ne të të adhurojmë edhe ty...

78. Me të vërtetë, një grup prej tyre e shtrembërojnë Librin me gjuhën e tyre, që ju të mendoni se ato (fjalë) janë prej Librit, por ato nuk janë prej Librit. Ata thonë: “Këto (fjalë) janë prej Allahut”. Por ato nuk janë prej Allahut. Ata thonë gënjeshtra për Allahun, duke e ditur.

– “Me të vërtetë, një grup prej tyre e shtrembërojnë Librin me gjuhën e tyre, …” – Allahu i Lartësuar na tregon se prej ithtarëve të Librit ka nga ata që i shtrembërojnë e i ndryshojnë fjalët e Librit hyjnor me gjuhën e tyre, duke u dhënë fjalëve...