Select Page

– “Ai nuk do t’ju urdhëronte kurrë që t’i konsideronit melekët dhe profetët si zota.” – Ky është një përshkrim më i gjerë rreth natyrës së urdhrave që jepnin profetët. Një profet nuk mund t’i urdhëronte kurrë njerëzit që ata të adhuronin atë, por as që të adhuronin ndonjë melek, kushdo qoftë ai, sepse adhurimi, bindja, përkushtimi dhe nënshtrimi janë vetëm për Allahun e Lartësuar.

– “E si mund t’ju urdhërojë për mosbesim, pasi jeni bërë muslimanë?!”  – Kjo është e pamundur që të ndodhë. As që mund të përfytyrohet se një profet mund të urdhërojë për gjëra të tilla. Ata të cilëve Allahu u ka dhuruar mirësi janë shumë larg krimeve të tilla të rënda. Madje, nëse dikush trillon të tilla gënjeshtra dhe ia atribuon ato ndonjë profeti, ai ka kryer kufër, pra, një krim të rëndë e të shëmtuar.