Select Page

65. Për Zotin tënd, jo. Ata nuk janë besimtarë, përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre, dhe pastaj të mos ndiejnë kurrfarë pakënaqësie nga gjykimi yt, por të të binden sinqerisht.

– “Për Zotin tënd, jo. Ata nuk janë besimtarë, përderisa nuk të zgjedhin ty për të gjykuar në konfliktet mes tyre, …” – Allahu i Lartësuar betohet në Veten e Vet, se njerëzit nuk do të jenë kurrë besimtarë derisa për çdo çështje të tyre të gjykojnë...

64. Ne i kemi dërguar profetët që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre. E sikur ata (hipokritët), pas padrejtësive që i bënë vetes së tyre, të vinin tek ti (o Muhamed) e t’i kërkonin falje Allahut, dhe i Dërguari të kërkonte falje (tek Allahu) për ta, ata do ta njihnin Allahun si Pranues të pendimit dhe Mëshirëplotë.

– “Ne i kemi dërguar profetët që njerëzit, me lejen e Allahut, t’u binden atyre.” – Ky kumt i Allahut të Lartësuar përmban në vetvete edhe porosinë për bindje ndaj Profetit të Zotit dhe pranim e zbatim të mësimeve të tij. Qëllimi i dërgimit të një profeti është...

62. Atëherë, si do të jetë gjendja e tyre kur t’i godasë gjëma, për shkak të veprave që kanë bërë vetë, me duart e tyre?Ata do të vinë tek ti e duke u betuar në Allahun (do të thonë): “Ne kemi dëshiruar veçse përmirësim e pajtim.

– “Atëherë, si do të jetë gjendja e tyre kur t’i godasë gjëma, për shkak të veprave që kanë bërë vetë, me duart e tyre?Ata do të vinë tek ti e duke u betuar në Allahun (do të thonë): “Ne kemi dëshiruar veçse përmirësim e pajtim.”.” – Kuptimi: Mos do t’u bëjë...