– “Atëherë, si do të jetë gjendja e tyre kur t’i godasë gjëma, për shkak të veprave që kanë bërë vetë, me duart e tyre?Ata do të vinë tek ti e duke u betuar në Allahun (do të thonë): “Ne kemi dëshiruar veçse përmirësim e pajtim.”.” – Kuptimi: Mos do t’u bëjë dobi, vallë, fakti që vijnë tek ti dhe betohen se dëshirojnë veçse të mirën?! Patjetër që kjo është një gënjeshtër e pacipë e tyre, sepse e mira dhe e drejta gjenden vetëm në gjykimin me ligjin e Zotit dhe në nënshtrimin ndaj tij.
E vetmja rrugë për të arritur mirësinë dhe drejtësinë është zbatimi i porosive të Zotit dhe të Profetit, e jo gjykimi sipas tagut-it. I Lartësuari thotë në një ajet tjetër: “E cili është më i mirë se Allahu në gjykim, për një popull besimtar?” Por Allahu i Lartësuar, edhe pse ata shfajësohen dhe justifikohen me lloj-lloj arsyetimesh, e di se çfarë fshehin zemrat e tyre, prandaj thotë: