Select Page

90. Përveç atyre që strehohen te një popull me të cilin ju keni marrëveshje e përveç atyre që vijnë te ju, sepse u vjen rëndë të luftojnë kundër jush ose kundër popullit të vet. Sikur të donte Allahu, Ai do t’u jepte atyre fuqi e pushtet mbi ju, dhe kështu ata do t’ju luftonin. Në qoftë se ata tërhiqen, nuk ju luftojnë dhe ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju jep të drejtë kundër tyre.

– “Përveç atyre që strehohen te një popull me të cilin ju keni marrëveshje …” – Ata të cilët kanë bërë pakt me shtetin që ka marrëveshje paqeje me muslimanët. Pra, edhe këta kanë të njëjtin gjykim me popullin që ka pakt paqeje me muslimanët: pasuria...

89. Ata (munafikët) dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, sikurse nuk besojnë ata vetë, dhe kështu të bëheni të njëjtë. Mos zini miq prej tyre, derisa ata të mërgojnë për hir të Allahut! Por nëse refuzojnë, atëherë, kudo që t’i gjeni, kapini dhe vritini dhe mos i zini kurrë as si miq e as si mbështetës.

– “Ata (munafikët) dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, sikurse nuk besojnë ata vetë, dhe kështu të bëheni të njëjtë.” – Kjo është dëshira e tyre: që ju të mohoni besimin e drejtë dhe të vërtetë dhe të bëheni si ata. – “Mos zini miq prej tyre, derisa...

88. Përse ndaheni në dy grupe për çështjen e munafikëve? Allahu i ka zhytur ata në mohim për shkak të veprave të tyre (të këqia)?! A mos doni të udhëzoni në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur?! Për atë që Allahu i ka lënë të humbur, ju nuk keni për të gjetur rrugëdalje.

– “Përse ndaheni në dy grupe për çështjen e munafikëve? Allahu i ka zhytur ata në mohim për shkak të veprave të tyre (të këqia)?! A mos doni të udhëzoni në rrugë të drejtë atë që Allahu e ka lënë të humbur?! Për atë që Allahu i ka lënë të humbur, ju nuk keni për...

87. Allahu është Ai që Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij. Pa dyshim, Ai do t’ju tubojë Ditën e Gjykimit, për të cilën nuk ka dyshim. Dhe, cili mund të jetë në fjalë më i vërtetë se Allahu?!

– “Allahu është Ai që Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Tij.” – Allahu i Lartësuar na tregon për njëshmërinë e Tij në meritueshmërinë e adhurimit. Ai është Zoti i vetëm që meriton t’i përkushtohesh me madhërimin, nënshtrimin, bindjen dhe dashurinë...