Select Page

18. E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut? Këta do të sillen para Zotit të tyre dhe dëshmitarët do të thonë: “Këta janë ata që kanë gënjyer kundër Zotit të tyre. Mallkimi i Allahut qoftë mbi të padrejtët.

– “E kush është më i padrejtë se ai që trillon gënjeshtra kundër Allahut?” – Allahu i Lartësuar na tregon se nuk ka më të padrejtë se ata që thurin gënjeshtra lidhur me Zotin, si për shembull, ata që thonë se Zoti ka partner apo që e përshkruajnë Zotin jo...

17. E kush mund të krahasohet me atë që mbështetet në argumentin e qartë nga Zoti i tij, i ndjekur nga dëshmues prej tij, me atë që i parapriu Libri i Musait si udhërrëfyes e mëshirë?! Këta e besojnë vërtet atë. Ndërsa për grupimet që e mohojnë atë, Zjarri është vendi i premtuar. Prandaj ti kurrsesi mos dysho në të! Ai është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd, e megjithatë, shumë prej njerëzve nuk besojnë.

Allahu i Lartësuar na përshkruan në këtë ajet Profetin e Tij të dashur dhe të zgjedhur dhe ndjekësit e Profetit, domethënë ata që vazhdojnë misionin e tij me thirrjen e njerëzve në udhën e drejtë dhe diturinë e saktë prej Zotit. Këta janë të sigurt dhe tërësisht të...