Select Page

3. Është Ai, që e shtroi Tokën, dhe vendosi në të male e lumenj dhe të gjitha llojet e frutave i bëri çift, dy e nga dy. Ai bën që nata ta mbulojë ditën. Vërtet, në të gjitha këto ka argumente për njerëzit që mendojnë.

– “Është Ai, që e shtroi Tokën, dhe vendosi në të male e lumenj dhe të gjitha llojet e frutave i bëri çift, dy e nga dy.“ – Allahu i Lartësuar e krijoi tokën për robërit e Tij, e bëri atë të gjerë dhe të begatshme për ta. Me mëshirën e Tij, Ai e shtroi dhe...

2. Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju, dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron (Arsh). Ai e nënshtroi Diellin e Hënën, që lëvizin sipas një afati të caktuar. Ai rregullon të gjitha çështjet dhe i sqaron argumentet me hollësi, që ju të jeni të bindur për takimin me Zotin tuaj.

– “Allahu është Ai që i ngriti qiejt pa shtylla që mund të shihen nga ju, dhe më pas Ai qëndroi mbi Fron (Arsh).“ – Allahu i Lartësuar na tregon se Ai është i Vetëm, i Pashoq dhe Absolut në pushtetin e Tij për të krijuar dhe administruar çështjet e...