Select Page

Jusufi (a.s) i administroi në mënyrën më të mirë depot dhe prodhimet bujqësore. Gjatë kohës së begatisë dhe shirave të bollshëm, i mbolli gjerësisht tokat e Egjiptit. Për magazinimin e prodhimit ai ndërtoi depo të mëdha, të papara ndonjëherë. Kështu, Jusufi krijoi mundësinë e ruajtjes të një mase sa më të madhe pasurie dhe ushqimesh.

Pasi mbaruan vitet e begatisë, erdhën vitet e thatësirës dhe të krizës së madhe. Varfëria u përhap në të gjitha vendet rreth e rrotull, deri edhe në Palestinë, ku jetonin prindërit dhe vëllezërit e Jusufit. Në të tilla kushte, babai i tij, Jakubi (a.s), dërgoi bijtë e tij që të merrnin furnizime drithi nga Egjipti. Më tej, Allahu i Lartësuar tregon:

  “Vëllezërit e Jusufit erdhën dhe u futën tek ai. Ai i njohu, ndërsa ata nuk e njohën. Pasi i furnizoi me të gjithë mallrat e nevojshëm, u tha: “Më sillni këtu edhe vëllanë tuaj nga babai!” – Jusufi u peshoi dhe u bëri gati sasinë e drithit, ashtu sikurse vepronte me të tjerët. Si administrator i mençur që ishte, Jusufi nuk jepte më shumë sesa një masë deveje.

Natyrisht, ai i pyeti vëllezërit e tij (pa rënë në sy) për gjendjen e tyre, dhe ata i treguan se kishin edhe një vëlla tjetër nga ana e babait, pra, i treguan për Beniaminin. Allahu i Lartësuar na tregon se Jusufi u kërkoi atyre që t’ia sillnin Beniaminin, duke u thënë: “Sillni këtu edhe vëllain tuaj nga babai!” Pastaj i nxiti më tej:

– “A nuk e shikoni se unë jua jap ngarkesën të plotë dhe ju pres mirë?” – Kuptimi: Unë nuk kursehem në mikpritje dhe bujari për ata që vijnë dhe kërkojnë furnizime. Pastaj i kërcënoi se nuk do t’u jepte furnizim nëse nuk do t’ia sillnin vëllain e tyre: