Select Page

47. Ne e dimë mirë përse e dëgjojnë ata atë (Kur’anin) kur vijnë të dëgjojnë ty dhe (qëllimet e tyre) kur ata bisedojnë fshehtazi dhe keqbërësit thonë: “Ju jeni duke pasuar veçse një njeri të magjepsur.”

– “Ne e dimë mirë përse e dëgjojnë ata atë (Kur’anin) kur vijnë të dëgjojnë ty …” – Privimi i tyre nga mirësitë që sjell dëgjimi i Kur’anit ka një shkak shumë të qartë: qëllimet e tyre kur dëgjojnë Kur’anin janë të këqija e të...

46. Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin) dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë. E, kur ti (O Muhamed) e përmend në Kur’an Zotin tënd, si Një të Vetëm, ata kthejnë shpinën dhe largohen.

– “Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin) dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë.” – Në zemrat e tyre Zoti vendos mbulesë dhe mbështjellëse. Në këtë mënyrë, ata nuk mund të kuptojnë gjë nga ky libër....