– “Në zemrat e tyre kemi vënë mbulesë, që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin) dhe në veshët e tyre ka shurdhim të thellë.” – Në zemrat e tyre Zoti vendos mbulesë dhe mbështjellëse. Në këtë mënyrë, ata nuk mund të kuptojnë gjë nga ky libër. Ata e dëgjojnë, prandaj nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit. Veshët e tyre janë shurdhuar për të vërtetën. Ata nuk mund ta dëgjojnë të vërtetën në mënyrë të tillë që t’u bëjë efekt e t’u sjellë ndonjë dobi.
– “E, kur ti (O Muhamed) e përmend në Kur’an Zotin tënd, si Një të Vetëm, ata kthejnë shpinën dhe largohen.” – Kur në Kur’an përmendet teuhidi dhe ndalohet shirku, ata kthejnë shpinën dhe largohen me nxitim. Ata janë të verbuar për të parë të vërtetën, prandaj e urrejnë atë. Ata janë të dehur nga dashuria për kotësitë ku janë zhytur, sikurse thotë Zoti i Lartësuar: “Kur përmendet Allahu, Ai që është Një dhe i Vetëm, zemrat e atyre që nuk besojnë në Jetën Tjetër mbushen me neveri (e pakënaqësi). Por, kur përmenden të tjerë, përveç Tij, ja, ata mbushen me gëzim.” [Zumer 45].