Select Page

70. Prej bijve të Israilit Ne morëm një premtim të fortë dhe u dërguam profetë. Por, sa herë që u shkonte ndonjë profet me udhëzime që nuk u përshtateshin dëshirave të tyre, ata e mohonin ose e vrisnin.

– “Prej bijve të Israilit Ne morëm një premtim të fortë dhe u dërguam profetë.” – I Madhëruari na tregon se Ai u ka marrë bijve të Israilit një premtim të madh: premtimin për ta besuar drejt Allahun e Lartësuar dhe për të zbatuar detyrat dhe porositë e...

69. Ata që besuan (në Kur’anin), judejtë, sabi’inët e të krishterët, kushdo prej tyre që besoi në Allahun e Ditën e Gjykimit (me besim të drejtë) dhe bëri vepra të mira (sipas shpalljes së Zotit) për ta nuk do të ketë frikë e as pikëllim.

  Allahu i Madhëruar na flet për ithtarët e të gjithë librave të Tij: të Kur’ânit, Teuratit ose Ungjillit, dhe na njeh me rrugën e lumturisë të secilit prej tyre. I Lartësuari na tregon se kjo rrugë ka qenë e njëjtë për çdo popull, në çdo kohë. Besimi i sinqertë në...

68. Thuaj: ”O ithtarë të Librit, ju nuk jeni asgjë, derisa të zbatoni Teuratin, Ungjillin dhe atë (Kur’anin) që ju zbriti nga Zoti juaj.” Shumë prej tyre, kjo (shpallje) që t’u zbrit ty do t’ua shtojë largimin dhe mohimin. Po ti mos u ligështo për popullin që nuk beson.

U thuaj ithtarëve të Librit, duke vënë në dukje devijimin dhe humbjen e tyre: Ju nuk jeni askund në çështjet tuaja fetare. Ju nuk e besoni Muhamedin a.s, as Kur’ânin, as Profetin tuaj, as Librin që ju dha atij. Ju nuk e besoni të vërtetën e sigurt dhe nuk keni asnjë...

67. O i Dërguar! Përcille me qartësi shpalljen që t’u zbrit prej Zotit tënd! Nëse nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke kryer detyrën! Allahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve. Nuk ka dyshim se Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin që mohon (të vërtetën).

– “O i Dërguar! Përcille me qartësi shpalljen që t’u zbrit prej Zotit tënd!” – Ky është një urdhër që Allahu i Madhëruar ia drejton të Dërguarit të Tij për të realizuar detyrën më të rëndësishme dhe më të nderuar për profetët: përcjelljen e qartë të...

66. Sikur t’i zbatonin Teuratin, Ungjillin dhe këtë (Kur’an) që u shpall nga Zoti i tyre, ata do të kishin gëzuar mirësi të shumta nga qielli dhe toka. Ka prej tyre që janë të matur, por shumica prej tyre i kanë shumë të këqija veprat që punojnë.

– “Sikur t’i zbatonin Teuratin, Ungjillin dhe këtë (Kur’an) që u shpall nga Zoti i tyre, ata do të kishin gëzuar mirësi të shumta nga qielli dhe toka.” – Ky është urdhër që ata të angazhohen sinqerisht për të plotësuar porositë e të gjitha...