Select Page

75. Mesihu, biri i Merjemes, qe veçse një i dërguar, ashtu siç pati edhe shumë të dërguar para tij. Nëna e tij ishte e sinqertë. Që të dy hanin ushqim. Shih se si Allahu ua sqaron atyre argumentet e Tij! Shih pastaj se si ata ia kthejnë shpinën së vërtetës.

– “Mesihu, biri i Merjemes, qe veçse një i dërguar, ashtu siç pati edhe shumë të dërguar para tij.” – Kjo është cilësia më e lartë që mund të ketë një njeri: Isai (a.s)ishte njëri nga të zgjedhurit e Zotit, që Ai i veçoi për t’i bërë profetë të zgjedhur të...

73. Bëjnë kufër ata që thonë: “Allahu është një nga të tre”. Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimet) përveç Një Zoti të vetëm. Nëse nuk ndalen nga ajo që thonë, ata që nuk besojnë do t’i kapë një dënim i dhembshëm.

– “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allahu është një nga të tre.”. Kjo është njëra nga doktrinat e të krishterëve, madje doktrina themelore e tyre. Ata pretendojnë se Zoti është një trini, e përbërë nga tri pjesë: Zoti, Isai (Jezusi) dhe Merjemja (Maria). I Pastër dhe...

72. Bëjnë kufër ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”. Por Mesihu ka thënë: “O bijtë e Israilit! Adhurojeni Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj! Kushdo që adhuron zota të tjerë përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe Zjarri do të jetë vendbanimi i tij. Për keqbërësit nuk ka asnjë ndihmëtar.

Allahu i Madhëruar na njeh me mohimin e krishterëve, kur thonë fjalët e tmerrshme, se: – “Bëjnë kufër ata që thonë: “Allah është Mesihu, biri i Merjemes”. – Ata mendojnë se meqë Isai (a.s)nuk kishte baba biologjik, atëherë duhet të jetë bir i Zotit. Por...

71. Ata pandehnin se nuk do të mbanin asnjë përgjegjësi për këtë; prandaj ata u verbuan e u shurdhuan. Pastaj Allahu ua pranoi pendimin por, më pas, shumë prej tyre mbetën të verbër e të shurdhër. Allahu sheh mirë gjithçka që ata bëjnë.

– “Ata pandehnin se nuk do të mbanin asnjë përgjegjësi për këtë; prandaj ata u verbuan e u shurdhuan.” – Të mjerët mendonin se poshtërsitë e tyre, mohimi dhe padrejtësia ndaj profetëve nuk do t’u shkaktonte ndonjë problem dhe nuk do të ndëshkoheshin....