Allahu i Madhëruar na flet për ithtarët e të gjithë librave të Tij: të Kur’ânit, Teuratit ose Ungjillit, dhe na njeh me rrugën e lumturisë të secilit prej tyre. I Lartësuari na tregon se kjo rrugë ka qenë e njëjtë për çdo popull, në çdo kohë. Besimi i sinqertë në Allahun Një dhe të Pashoq, besimi në Ditën e Llogarisë dhe kryeja e veprave të mira, ashtu siç i kërkon besimi i pastër dhe i drejtë (i sqaruar nga profetët e Zotit). Në të gjitha kohërat, çdokush që ka kryer këto detyra nuk ka pse të frikësohet dhe as të brengoset: nuk ka pse të frikësohet për të ardhmen dhe nuk ka pse të brengoset për të kaluarën. Ky është një gjykim i pandryshueshëm.