Select Page

34. Kujtojeni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga ajetet e Allahut dhe urtësisë (traditës profetike dhe dispozitat e fesë)! Me të vërtetë, Allahu është shumë i Mëshirshëm dhe i Gjithëditur.

– ”Kujtojeni atë që lexohet në shtëpitë tuaja nga ajetet e Allahut dhe urtësisë (traditës profetike dhe dispozitat e fesë)!” – Shprehja “ajetet e Allahut” përshin Kur’anin, ndërsa “urtësinë” nënkupton fshehtësitë e Librit të Zotit dhe traditën e...

33. Dhe rrini qetësisht në shtëpitë tuaja dhe mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij! Allahu dëshiron që të largojë nga ju, o familja e shtëpisë (së Profetit) papastërtinë e gjynaheve dhe t’ju pastrojë me një pastrim të madh.

– ”Dhe rrini qetësisht në shtëpitë tuaja …” – Qëndroni në to, sepse kjo është mbrojtje më e mirë e nderit dhe moralit tuaj. – ”… dhe mos e shfaqni bukurinë tuaj ashtu siç shfaqej në injorancën e hershme! Faleni namazin, jepeni zekatin dhe...

32. O gratë e Profetit! Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse e keni frikë Allahun. Prandaj mos u llastoni në të folur që t’ju lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por flisni me fjalë të matura.

– ”O gratë e Profetit! Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse e keni frikë Allahun.” – Kjo fjalë u drejtohet të gjitha grave të Profetit (a.s). Ai u thotë: “Ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse jeni të devotshme.” Nëse tregoheni të devotshme...

31. Kurse cilësdo prej jush, që i përkushtohet adhurimit të Allahut, bindjes ndaj të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, Ne do t’i japim shpërblim të dyfishtë dhe për të kemi përgatitur një Shpërblim bujar.

– ”Kurse cilësdo prej jush, që i përkushtohet adhurimit të Allahut, bindjes ndaj të dërguarit të Tij dhe bën punë të mira, Ne do t’i japim shpërblim të dyfishtë …” – Çfarëdo pune të mirë që do të bëjnë në bindje ndaj Allahut dhe Profetit, atje do...