Select Page

38. Për Profetin nuk ka asnjë qortim kur bën atë që ia ka urdhëruar vetë Allahu. Ky ka qenë ligji i Allahut edhe për popujt që kanë qenë më parë. Dhe urdhri (kaderi) i Allahut gjithmonë do të përmbushet.

Ky ajet hedh poshtë të gjitha ato shpifje dhe akuza që janë thënë kundër Profetit (a.s) për gratë e tij të shumta. Këto fjalë janë të padrejta dhe të pavend, sepse është Zoti i Lartësuar që ia ka lejuar Profetit të Tij diçka të tillë. Ai thotë: – ”Për Profetin...

37. (Kujto) Kur ti (o Muhamed) i thoje atij që Allahu i pati bërë mirësi (me besim) por edhe ti vetë i pate bërë mirësi: “Mbaje bashkëshorten tënde dhe kije frikë Allahun!” Por ti fshihje në zemrën tënde diçka që Allahu dëshironte ta zbulonte. Dhe ti po u frikësoheshe njerëzve, por më e drejtë është që t’i frikësohesh Allahut. Pastaj, kur Zejdi e kishte kryer divorcin me të (gruan e tij), Ne ta dhamë ty për bashkëshorte, në mënyrë që (në të ardhmen) besimtarët ta dinë se nuk ka gjynah për besimtarët që të martohen me gratë e të birësuarve të tyre, nëse ata janë divorcuar. Vendimi i Allahut duhet gjithmonë të përmbushet.

Shkak për zbritjen e këtyre ajeteve ishte fakti që Allahu i Lartësuar dëshironte që të vendoste një ligj të përgjithshëm për besimtarët, dhe pikërisht se fëmijët e birësuar nuk gjykohen ligjërisht si fëmijët e lindur, nga të gjitha aspektet. Nëse një nga fëmijët e tu...

36. Kur Allahu ose i dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje, nuk i takon (nuk i lejohet) besimtarit dhe besimtares që të gjejnë ndonjë gjykim tjetër në të. Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, është në rrugë krejt të gabuar.

– ”Kur Allahu ose i dërguari i Tij kanë vendosur për një çështje, nuk i takon (nuk i lejohet) besimtarit dhe besimtares që të gjejnë ndonjë gjykim tjetër në të.” –  Nuk i shkon për shtat besimtarit pakënaqësia me gjykimin e Zotit. Përkundrazi, besimtari...

35. Nuk ka dyshim se për muslimanët e muslimanet, për besimtarët e besimtaret, për adhuruesit e adhurueset, për të sinqertit e të sinqertat, për durimtarët e durimtaret, për të përvuajturit e të përvuajturat, për sadakadhënësit e sadakadhënëset, për agjëruesit e agjërueset, për të ndershmit e të ndershmet, për ata që e përmendin shumë Allahun dhe ato që e përmendin shumë Allahun, Allahu ka përgatitur falje dhe shpërblim të madh.

Pasi përmendi shpërblimin e grave të Profetit dhe ndëshkimin nëse nuk do të bindeshin dhe pasi përmendi faktin që ato ishin në një gradë të lartë, si askush tjetër prej grave të botës, Allahu i Madhëruar përmend edhe pjesën tjetër të grave. Ai sjell një gjykim...