Select Page

8. Atëherë a është i njëjtë ai të cilin e joshin veprat e keqia dhe i sheh ato si të mira me atë, që e sheh qartë të vërtetën? Allahu e lë në humbje atë që dëshiron dhe e udhëzon atë që dëshiron. Prandaj ti mos u dëshpëro për ta! Allahu e di mirë atë që bëjnë ata.

– ”Atëherë a është i njëjtë ai të cilin e joshin veprat e keqia dhe i sheh ato si të mira me atë, që e sheh qartë të vërtetën?” – A mund të jetë njëlloj me besimtarin e mirë dhe të udhëzuar drejt dikush të cilit i duket e mirë puna e keqe? Atij i është...

5. O njerëz! Nuk ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë. Prandaj mos lejoni që t’ju mashrojë jeta e kësaj bote dhe mos lejoni që Kryemashtruesi (shejtani) t’ju largojë nga Allahu (me mashtrimet e tij).

– ”O njerëz! Nuk ka dyshim se premtimi i Allahut është i vërtetë.” – Premtimi i Allahut se do t’ju ringjallë për t’ju shpërblyer ose ndëshkuar për veprat tuaja është i vërtetë dhe të mos kini asnjë dyshim për këtë! Kurrë të mos dyshoni për këtë...