– ”Shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik!” – Asnjëherë mos e harroni armiqësinë që Ai fsheh në vete kundër jush dhe asnjëherë mos e shpërfillni luftën me të, në çdo çast të jetës suaj. Ai ju sheh ju dhe ju nuk e shihni. Ai gjithmonë është në gatishmëri, që t’ju dëmtojë dhe largojë nga Zoti juaj.
– ”Ai i fton ithtarët e vet, për t’i bërë banorë të zjarrit.” – Ky është qëllimi i tij për ata që e pasojnë. Ai synon t’i poshtërojë ata me dënimin më të ulët, nënçmues dhe të rëndë. Në vijim, Allahu i Madhëruar na tregon se njerëzit ndahen në dy grupe, në varësi të bindjes ndaj shejtanit dhe pasimit të rrugës së tij, dhe na tregon, gjithashtu, edhe shpërblimin e tyre. Ai thotë: