Select Page

10. Shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi dhënë, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja e të thotë: “O Zoti im, përse nuk ma shtyve edhe pak afatin, që të jepja sadaka e të bëhesha prej të mirëve?”

– “Shpenzoni nga ajo që Ne ju kemi dhënë, …” – Këtu flitet për të gjitha llojet e shpenzimeve, qofshin të detyrueshme, qofshin të pëlqyeshme. Ndër shpenzimet e domosdoshme mund të përmendim zekatin, kompensime të ndryshme për vepra të caktuara,...

8. Ata thonë: “Kur të kthehemi në Medine, paria do t’i dëbojë prej saj të përçmuarit.” Në fakt, e tërë krenaria u takon Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve, por munafikët nuk e dinë këtë.

– “Ata thonë: “Kur të kthehemi në Medine, paria do t’i dëbojë prej saj të përçmuarit.” – Kjo ndodhi në betejën e Murejsit,187 gjatë së cilës pati një grindje mes ensarëve dhe muhaxhirëve për një çështje të caktuar. Në këtë situatë u shfaq hipokrizia e...

7. Ata thonë: “Mos u jepni asgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, derisa ata ta braktisin!” Vetëm Allahut i përkasin pasuritë e qiejve e të Tokës, por munafikët nuk e kuptojnë.

Këtu tregohet urrejtja e madhe e munafikëve ndaj Profetit (a.s.) dhe muslimanëve, urrejtje që kishte mbushur plotësisht zemrat e tyre. Kur ata shihnin se si sahabët rrethonin me dashuri dhe ngrohtësi Profetin (a.s.) dhe garonin se kush e kush më parë ta kënaqte atë,...